Lufta kundër fashizmit dhe nacionalizmit është mbi të gjitha luftë klasore internacionaliste.


Text from here: https://grupiantifashist734566753.wordpress.com/2018/12/09/%EF%BB%BFlufta-kunder-fashizmit-dhe-nacionalizmit-eshte-mbi-te-gjitha-lufte-klasore-internacionaliste/

 

Këto ditë, në Lefkimi të Korfuzit, ndodhi një vrasje mizore, brutale e barbare nga një mburracak racist kundër një emigranti punëtor Shqiptar. Viktima ishte 63 vjeçari familjar Petrit Zifle. Mburracak, pasi e qëlloi pas shpine duke in ngritur pritë, ashtu siç veprojnë vrasësit mburracak të Agimit të Artë. Barbar, pasi trupin pa jetë e hodhi në një hendek si të ndonjë kafshe pa  treguar asnjë shenjë respekti mbi trupin pashpirt. Duket qartë se kllapia dhe furia nacionaliste që ka marrë përmasa të tejskajshme në Greqi kohët e fundit për shkak të çështjes së Maqedonisë si edhe vrasjes së nacionalistit grek Kacifa nga policia Shqiptare, në të cilat kontribuan me konsistencë dhe përkushtim mediat Greke, përbëjnë disa prej faktorëve që armatosën dorën e vrasësit duke ushqyer në këtë mënyrë urrejtjen e tij hakmarrëse.

Për ne emigrantët Shqiptarë që jetojmë prej vitesh në Greqi, nuk është hera e parë që jemi dëshmitarë të dhunës raciste dhe vrasjeve çnjerëzore e barbare. Lista e emigrantëve të vrarë nga duart e fashistëve, policisë si edhe qytetarëve nacionalistë Grekë është e gjatë, duke filluar që nga vitet e para të 90-ës deri më sot. Viktimat e tyre kanë qënë punëtorë të thjeshtë emigrantë që rrobëtoheshin për një pagesë të vogël ditore, të pambrojtur ndaj orekseve të pronarëve e të ekspozuar përballë shfrytëzimit të  egër e të punës së zezë, pa asnjë të drejtë sociale.

Por, në qoftë se bëjmë shkaktar dhe ia atribuojmë këto vrasje vetëm idhtarëve dhe mbështetësve të zjarrtë të Agimit të Artë, qoftë ato të gjendura në forcat policore apo jo, natyrisht gabojmë. Rrënjët e këtyre shkaqeve kanë depërtuar thellë në shoqëri  e janë konsoliduar më së mirë derisa në to janë bazuar veprimet dhe ideologjia e Agimit të Artë. Është mëse e sigurt që,  para se Agimi i Artë, kjo nëpërkë vdekjeprurëse të nxirrte kokën nga foleja e saj, kultivimi, përhapja dhe mbizotërimi i një klime ksenofobike nga institucionet shtetërore dhe media, racismi social dhe diskriminimi shoqëror, represioni dhe dhuna shtetërore e toleruar nga opinioni publik, ishin dhe një një farë mase vazhdojnë të përbëjnë praktikat bazë të cilave iu nështrohen emigrantët në jetën e përditëshme. Qëllimi kryesor ka qënë kontrollimi i emigracionit duke arritur shpesh në pikën kulminante të asgjesimit fizik, për të garantuar në këtë mënyrë sigurinë sociale e cila sipas politikës zyrtare gjendet e ekspozuar nga kërcënimet e jashtme e të brendëshme. Qëllimi tjetër kryesor ishte dhe vazhdon të jetë shfrytëzimi i krahut të lirë të punës si edhe skllavërimi i vashdueshëm i emigrantëve.

Fryma dhe furia nacionaliste nuk është një fenomen i ri. Mbështetet  në mirëmbajtjen e përjetshme dhe përfocimin e shtyllës kombëtare, si një prej të tre boshteve bazë që karakterizon historinë moderne neohelene. Bëhet fjalë për boshtet: Atdheu, Feja, Familja.  Edhe pse këta tre komponentë janë të lidhur ngushtë me dy diktaturat e kaluara dhe formuan bazën ideologjike të tyre në ato periudha, fryma e tyre dominuese vazhdoi të mbizotëronte edhe pas vitive të 1974ës, kur kishte filluar restaurimi i demokracisë e cila u quajt periudha e Metapolitefsis. Që të vazhdoj të ekzistoj një komb kompakt e homogjen që historikisht nënkuptonte se çdo etnicitet apo përkatësi fetare duhet të asimilohej ose të përndiqej jashtë kufirit, këto tre komponentë duhej të gjendeshin vazhdimisht në harmoni të plotë. Çdo komponent mbështet dy komponentët e tjerë. Tronditja e harmonisë do të thotë humbje ose cënim i ndërgjegjes kombëtare apo asaj fetare, si edhe  vyshkje apo rënie e autoritetit patriarkal. Pra të gjitha forcat konservatore të shoqërisë gjejnë shprehje dhe flirtojnë brenga këtyre boshteve. Duke e parë në këtë këndvështrim, ardhja e emigrantëve dhe familjeve të tyre kosiderohet si një kërcënim për trungun kombëtar, ashtu siç shihet si kërcënim çdo grup shoqëror, komunitet politik i organizuar i cili mohon në praktikë konceptin nacionalist të kombit apo të patriotizmit të sëmurë dhe  adopton konceptin e solidaritetit internacionalist. Gjithashtu grupet shoqërore që adoptojnë orientime përkatëse seksuale janë konsideruar si një kërcënim i efektshëm i cili në praktikë sfidon format tradicionale të familjes patriarkale. Flukset e refugjatëve dhe emigrantëve nga Lindja e Mesme, Azia Jugore dhe Afrika e Veriut gjithashtu përbëjnë një kërcënim pasi përbëjnë të ashtuquajturën “të tjerët fetare”, e cila shpesh në Evropë konsiderohet si një kërcënim terrorrist që vjen nga vendet Islame.

Është mëse e qartë se këta tre komponentë kanë përgatitur terrenin e përshtatshëm për formimin dhe zhvillimin e frymës nacionaliste në relacion të plotë me mekanizmata zyrtarë politik, faktorë këto që kishin ndikim të mprehtë e deciziv në zhvillimin e ndjenjave nacionaliste ekstremiste. Si pasojë, mund të themi pa hezitim se këto tre komponentë kanë armatosur vite me rradhë duart e vrasësve të Zhakut, Lukmanit, Fisës, Grigoropulos e shumë të tjerëve duke arritur më në fund tek vrasja e Petrit Zifles. Janë pikërisht këta tre komponentë që çdo përkatësi ideologjike, raciale, etnike, seksuale apo fetare e konsiderojnë si një rrezik dhe kërcënim për pjesën tjetër të shoqërisë, pasi sipas tyre ndotin dhe “helmojnë”  dhe trondisin ekuilibrin e këtij trekëndëshi kompakt.

Çdo vend, veçanërisht në Ballkan, mbështet dhe kultivon trungun e vet kombër. Kështu për shembull grekët mbështeten në frumën e tyre të kultivuar historikisth që quhet “Helenizëm”, shqiptarët në frymën e vet që quhet “Shqiptarizëm, Serbët në frymën e vet që quhet “pansllavizëm”, e kështu me rradhë mund të fjasim për çdo shtet-komb të formuar. Janë mekanizmat politik mëse  të sofistikuar që e mbajnë gjallë këtë frymë, duke kultivuar në këtë mënyre krenarinë e sëmurë kombëtare në shtresat shoqërore, duke kërkuar në labirinthet e historisë se kaluar shumëvjeçare të “drejtën kombëtare”, e duke nxjerrë në pah padrejtësitë historike, ngjarje e të dhëna historike për ti përdorur si dëshmi për të vënë në vend “të vërtetën dhe të drejtën historike”. Si mund të arrihet në këtë mënyre pajtimi midis popujve? Ajo çka është e sigurt ështe se frymat e larpërmendura lejojnë terren për kultivimin e urrejtjes midis popujne, duke adoptuar dhe mbështetur secili prej tyre ideologjinë nacionaliste dhe patriotizmin e sëmurë.

Është e qartë se përball kësaj fryme, në çdo vend që ajo kultivohet,  ne përbëjmë një kërcënim real, duke përqafuar dhe adoptuar frymën e solidaritetit internacionalist. Le të tregohemi realist. Slloganet që bëjnë fjalë për pajtimin e popujne janë thjesht demagogji politike që vihen në shërbin në interesave politike e ekonomike të shteteve si edhe të klasave të pasura. Nga njëra ana flasin për pajtimin e popujve dhe nga ana tjetër gërrmojnë në të kaluarën historike për të themeluar dhe përforcuar trungun kombëtar. Për ne emigrantët punëtore që kemi emigruar nga Shqipëria për në Greqi, llogjika e solidaritetit internacionalist mbështetet në formimin e rrjeteve politike midis grupeve dhe organizatave ne vende të ndryshme, veçanërisht në Ballkan, të cilat ndeshen dhe pozicionohen ndaj frymës nacionaliste dhe patriotizmit të sëmurë dhe që kanë si qëllim të organizojnë luftën klasore dhe sociale kundër kapitalizmit dhe forcave imperialiste. Kjo do të thotë se nuk do biem viktimë e të konsumojmë “të vërtetat historike të së kaluarës” por ti japim përparësi çështjeve klasore si një pikënisje për përpjekjet tona të përbashkëta. Lufta kundër nacionalizmit e cila pjell fashismin  e që sjell si pasojë urrejtjet midis popujve duhet të kaloj vetëm nëpërmjet luftës klasore internacionaliste. Kjo është një e vërtetë historike e pamohueshme.

Grupi Antiracist i Emigrantëve Shqiptar në Athinë

Σχολιάστε

Εισάγετε τα παρακάτω στοιχεία ή επιλέξτε ένα εικονίδιο για να συνδεθείτε:

Λογότυπο WordPress.com

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό WordPress.com. Αποσύνδεση /  Αλλαγή )

Φωτογραφία Twitter

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Twitter. Αποσύνδεση /  Αλλαγή )

Φωτογραφία Facebook

Σχολιάζετε χρησιμοποιώντας τον λογαριασμό Facebook. Αποσύνδεση /  Αλλαγή )

Σύνδεση με %s