Rreth neshë

Iniciativa autonome kundër harresës është takimi i njerëzve që banojnë ose kanë origjinë nga Skala, Lakonia, ku secila / secili nga ne ka nje prejardhje të veçant, keshtu kemi zgjedhur rrugën e vështirë të krijimit të një teorie me organizim / aktivitet horizontal kundër atij ekzistues. Për ne, aksioni kundër situates ekzistuese do të thotë një shkëputje e plotë me mekanizmat ideologjike dhe ngjyrave të ndryshme të organizuara te elitës kërkojnë mbështetjen dhe simpatinë e mobit greke ose të shtyllës kombëtare.
Qëllimi i kolegjialitetit është që të kontribuojë në zgjerimin e një fronti agresive kundër realitetit grek dhe në dekonstruksionin e ideologjisë dominuese në çdo formë. Edhe pse kryesisht veprojmë lokalisht, e perceptojmë veten si pjesë e një (deri tani) rrjeti asambleje, grupeve joformale dhe iniciativave në territorin helenik por edhe më të gjerë.
Parimi operativ i kolegjialitetit është horizontal, autonom dhe përpiqet te dekonstruksionoj identitetet dhe qëndrimet raciste. Asambleja ynë e refuzon hierarkinë (duke kuptuar vështirësin që ka ky vendim), kështu luftojmë në mes të gjithave edhe pjesen informale qe ka kjo.
Asambleja ynë është përtej dhe kundër modelit patriarkal të realitetit grek, duke e bërë të qartë se ndarja e ngjyrës, gjinisë, përkatësisë prindërore, orientimit seksual, moshës apo cdo lloj diskriminimi tjetër gjithmonë do të na gjej përballë.
Ne që nënshkruajmë këtë tregim të shkurtër rreth kolegjialitetit tonë, gjëndemi në shkruajtjen e një manifesti ku do të konsiderohet si busulla e veprimit dhe të menduarit për të ardhmen, por kjo sigurisht nuk do te qendroj e vetmja vërtet absolute. Pra, veprat për të vërtetën i leme për të tjerë. Manifesti si çdo tekst tjetër të kolegjialitetit do të publikohet në faqen tonë që është përditësuar në intervale të rregullta.

Σχολιάστε